Elitë 3 - Dashuri Në Kohën E Rrëmujës 

Tani, ju e kuptoni, ka djem që flasin mbrapa krahëve; ka që më shikojnë me kuriozitet sikur të jem ndonjë kafshë e rrallë; ka nga ata që më shikojnë me frikë sikur unë do ti kap me zor; ka dhe nga ata që më shajnë me fjalë të ndyra. Sa për vajzat, ka nga ato që më shkulin faqet sikur të isha tre vjeç, ka nga ato të tjerat që më puthin orë e minutë, se mendojnë që unë nuk quhem, nuk llogaritem domethënë.  Ha, ha, merru vesh. Jeta dashurore është padyshim interesante, interesante më shumë se sa duhet do thoja.

 
 
© Copyright Jeta Vojkollari