Po sikur psikoterpistja jote të mos jetë në gjendje të ndihmojë veten e saj? Sabrina, një psikoterapiste, ka marrëdhënje të ngatërruara me të dashurin e saj mendjengushtë, Tom. Kjo marrëdhënje e ka mbushur atë me urrejtje për burrat në pergjithesi, gjë që ndikon në këshillat që u jep klientëve, ndërkohë që ajo jeton jetën e saj përmes tyre. Seancat e psikoerapisë janë te pamëshirshme dhe këshillat e saj, asgjë tjetër vecse thika me helm që gërryejne shpirtin e klientëvetë saj. Në kryeqytetin e turbullt të Shqipërisë post komuniste, vlerat jane shtrembëruar e humbur. Ndershmëria jeton krah për krah me manipulimin dhemashtrimin; një jete imagjinatë që e mjegullon dallimin midis shkëlqimit përrallor dhe realitetit, gënjeshtres dhe të vërtetes. Në udhëtimin e saj të vështirë në kërkim të vetvetes, Sabrina përpiqet që të jetë objektive si psikoterapiste ndërkohe që i drejton klientët e saj në rrugë të gabuara e të rrezikshme.