Ditët pariziane dukeshin të mbushura me buzëqeshje, vështrime djemsh e rrahje zemre. Frëngjishtja muzikale e shokëve të klasës, anglishtja e çalë me theksin francez e bënte misterioze e joshëse çdo fjale qe ata thoshin. Ata ziheshin kush e kush të ulej pranë saj ne klasë, i ofronin mësime frëngjishtjeje, në çdo orë te ditës (edhe natën po deshe, i kishin thënë nja dy me joshje), dhe njëri prej tyre u tregua më xhentil dhe e ftoi në shtëpine e tij. Ai ishte simpatik dhe emri i tij Zhulien i pëlqeu Adiolës që në fillim.